Ndërlidhjet

GJND shqyrton rastin Gjeorgji-Rusi


Gjykata më e lartë e OKB-së do të shqyrtojë sot kërkesën e Gejorgjisë për të marrë masa urgjente për të ndaluar sic thuhet spastrimin etnik nga Rusia në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi.

Gjeorgjia ka apeluar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas luftës së shkurtër në gusht që pati me Rusinë.

Ajo akuzon Rusinë për shkelje të konventës kundër eliminimit dhe diskriminimit racial- akuza këto të hedhura poshtë nga Rusia.

GJND së pari duhet të vendosë nësë ka juridiksion, para së të vendosë se çfarë masa emergjente duhet ndërmarrë.
XS
SM
MD
LG