Ndërlidhjet

GJND: Rusia e Gjeorgjia të përmbahen nga dhuna


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka urdhëruar Rusinë dhe Gjeorgjinë që të mos dëmtojnë grupet etnike në Osetinë Jugore dhe Abkhazinë për të cilat luftuan pesë ditë në muajin gusht.

"Të dy palët duhet të përmbahen nga ndonjë akt i diskriminimit racor kundër personave, grupeve të personave ose institucioneve", ka thënë gjykatësja Rosalyn Higgins.

Vendimi pason kërkesën e Gjeorgjisë që të ndërmerren masa mbrojtëse kundër asaj që e ka quajtur spastrim etnik që po bëhet nga Moska në Osetinë Jugore dhe Abkhazi.

Megjithatë, Gjykata i ka tërhequr vërejtjen edhe Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG