Ndërlidhjet

Bagdad: Protesta anti-amerikane


Një marshim proteste kundër pranisë amerikane në Irak është planifikuar të mbahet gjatë ditës në Bagdad.

Protesta është organizuar nga mbështetësit e klerikut shiitë Moqtada al Sadër. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se mbështetësit e tij nga gjithë Iraku i janë drejtuar Bagdadit.

Marshimi vjen në kohën kur qeveria irakiane dhe ajo amerikane kanë rënë dakord në parim për praninë e ardhshme amerikane në Irak.

Marrëveshja do të zëvendësojë mandatin e Kombeve të Bashkuara për trupat e huaja në Irak, mandat që përfundon në dhjetor të 2008.
XS
SM
MD
LG