Ndërlidhjet

Badgad: U protestua kundër ushtrisë amerikane


Mijëra mbështetës të klerikut shiit, Moqtada al-Sadr, u tubuan sot në Bagdad për të protestuar kundër pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Irak.

Në një mesazh të al-Sadrit, që u lexua nga një ndihmës i tij, u tha se parlamenti i Irakut duhet ta refuzoj marrëveshjen për siguri ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, e cila sipas raporteve, forcave amerikane u lejon që në Irak të mbesin edhe së paku tri vjet.
XS
SM
MD
LG