Ndërlidhjet

OKB: Shënohet Dita e Themelimit


Kombet e Bashkuara sot shënojnë ditën e vet, në përkujtim të datës 24 tetor të vitit 1945, kur u ratifikua Karta e OKB-së.

Kjo Kartë, me të cilën u themeluan Kombet e Bashkuara, u nënshkrua më 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko, por u bë fuqiplote më 24 tetor të vitit 1945, pasi u ratifikua nga pesë vendet anëtare të përhershme, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm.

Parimet e Kartës së OKB-së janë obliguese për të 192 anëtarët e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG