Ndërlidhjet

Pekin: Vazhdon samiti per krizën financiare


Në Pekin vazhdon edhe sot samiti i liderëve të Azisë dhe Evropës për krizën globale ekonomike.

Në hapje të këitj samiti, presidenti kinez Hu Jintao ka kërkuar ragim të shpejtë ndaj krizës.

Ndërsa kryeministri kinez Wen Jiabao është pajtuar me thirrjet evropiane për bashkëpunim më të madh mes Azisë dhe Evropës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konturuar një plan të ri për rendin finaciar që përfshin thirrje për kontroll më të rreptë dhe transparencë në tregje.

Takimi dy ditësh ka bërë bashkë 27 shtete të BE-së dhe 16 shtete aziatike.
XS
SM
MD
LG