Ndërlidhjet

Pakistan: Ndihma pas tërmetit


Operacionet e shpëtimit kanë rifilluar në jugperëndim të Pakistanit pas tërmetit të djeshëm ku u vranë mbi 200 persona.

Tërmeti, i cili shkaktoi dhe shumë të plagosur dhe shkatërroi një numër të konsiderueshëm shtëpish, ndodhi në rajonin e Beluçistanit, pranë kufirit me Afganistanin.
Sipas burimeve zyrtare mbi 15 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se ka dërguar ndihma mjekësore të mjaftueshme për 50 mijë persona. Vende si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë ofruar ndihma humanitare.
XS
SM
MD
LG