Ndërlidhjet

BE: Vendet e Ballkanit të luftojnë korrupsionin


Bashkimi Evropian u tha shtatë vendeve ballkanike që ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar nëse duan të bëhen pjesë e BE-së.

"Në mbarë rajonin është bërë shumë progres. Por, sfidave të përbashkëta, si forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet t'u kushtohet kujdes i duhur", tha eurokomisionari për Drejtësi i BE-së, Jacques Barrot.

Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi, thirrja për të shtypur krimin u është bërë në samitin e ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme që mbahet në Zagreb.

Kosova u përfaqësua nga ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, dhe ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Pajaziti tha se Kosova mund të fitojë shumë nga takimet e këtij lloji.

"Ne kemi interes për të gjitha fushat që trajtohen në këtë konferencë. Kemi interes të jemi pjesë e përbashkët e këtyre angazhimeve të rajonit, në veçanti për angazhimet e përbashkëta sa i përket luftimit të krimit të organizuar, çështjeve të emigracionit dhe menaxhimit të kufirit", deklaroi ministri Pajaziti për Radion Evropa e Lirë.



XS
SM
MD
LG