Ndërlidhjet

BE e shqetësuar për planin raketor rus


Bashkimi Evropian ka shfaqur shqetësimin mbi vendimin e Rusisë, që të vendosë raketa në rajonin e saj të Kaliningradit.

Në një deklaratë të lëshuar nga presidenca franceze e Këshillit të BE-së thuhet se "lëvizja nuk i kontribuon krijimit të një klime të besimit dhe përmirësimit të sigurisë në Evropë".

NATO po ashtu ka shfaqur "shqetësime serioze" rreth implikimit që mund të kenë planet ruse në kontrollimin e armatimit, ndërsa Uashingtoni i ka përshkruar ato si "zhgënjyese".

Presidenti rus Dmitry Medvedev ka shpallë të mërkurën vendosjen e raketave me rreze të shkurtër veprimi në Kaliningrad.
XS
SM
MD
LG