Ndërlidhjet

Bush dhe Obama takohen të hënën


Presidenti amerikan Xhorgj Bush dhe presidenti i zgjedhur Barack Obama takohen të hënën për të biseduar rreth Irakut dhe krizës ekonomike.
Të shtunën në një fjalim përmes radios Barack Obama tha se është koha që amerikanët të lënë anash dallimet politike dhe të angazhohen bashkërisht për të tejkaluar krizën ekonomike.
"Nuk nënvlerësoj punën e madhe që gjendet para nesh. Kemi ndërmarrë disa aksione të mëdha, por duhen aksione tjera gjatë muajve të tranzicionit. Disa nga këto vendime do të jenë të vështira, por Amerika është e vend i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Ne do t'ia dalim nëse do të punojm bashkërisht si një komb. Dhe pikërisht këtë synoj ta bëjë", ka thënë Barack Obama, që postin e presidentit fillon ta ushtroj nga 20 janari i vitit 2009.
XS
SM
MD
LG