Ndërlidhjet

90 vjet nga fundi i LPB-së


Evropa shënon sot 90 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Udhëheqës nga vendet e përfshira në luftë, e që tani janë vende aleate, do të mblidhen në Verdun të Francës. Në Betejën e Verdunit, në vitin 1916, 300 mijë persona u masakruan gjatë 11 muajve të luftës së përgjakshme të transheve.

Ceremoni përkujtimore do të mbahen në qytete të ndryshme të Britanisë, Francës e Gjermanisë.

Në Luftën e Parë Botërore, që zgjati nga 1914-1918, Gjermania humbi 1.9 milion trupa, Rusia 1.7 milion, Franca 1.4 milion, Perandoria Austro-Hungareze një milion dhe Britania 760 mijë ushtarë.
XS
SM
MD
LG