Ndërlidhjet

logo-print

Çavez më afër Rusisë


Presidenti i Vnezuelës Hugo Çavez ka deklaruar se është duke punuar me Rusinë për të siguruar energji bërthamore për qëllime paqësore.
"Ekipet teknike të Venezuelës dhe Rusisë janë duke punuar", citon agjencia Asoshieted Press të ketë thënë Çavez i cili ditë më parë tha se vendi i tij dëshiron një marrëveshje për bashkëpunim nuklear me Rusinë.

Viteve të fundit Venezuela ka intensifikuar bashkëpunimin me Rusinë, ndërsa nga viti 2005 nga Moska ka blerë armë në vlerë 4 miliardë dollarë.
Nga fundi i këtij muaji presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev, viziton Venezuelën dhe Kubën.
XS
SM
MD
LG