Ndërlidhjet

Brown optimist për samitin e G-20


Liderët e Grupit të vendeve më të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim G-20, po raportojnë për progres nga takimi i tyre në Uashington në samitin kushtuar krizës globale financiare.

Kryeministri britanik, Gordon Brown u tha gazetarëve se bisedimet janë të vështira, por parashikoi se liderët e tubuar do të bien dakord mbi aksionet për rezultate të shpejta për politikën fiskale, si ulja e taksave dhe zvoglimi i shpenzimeve publike.

Një zyrtar tha se samiti i ardhshëm me gjasë do të mbahet në muajin prill në Londër, Paris ose Tokio, pasi presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

"Ne jemi të vendosur për të zgjidhur problemet që sollën te kjo krizë. Duke punuar bashkërisht ne do të rikthejmë ekonominë globale në rrugën prosperitetit afatgjatë", tha presidenti George Bush para takimit të sotëm.

Obama ka dërguar një ekip të vetin në samit, në të cilin gjendet edhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madelein Albright.

Grupi G-20 disponon me 85 për qind të ekonomisë botërore.
XS
SM
MD
LG