Ndërlidhjet

SHBA-Irak: Nënshkruhet pakti i sigurisë


Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshiar Zebari dhe ambasadori amerikan Ryan Crocker nënshkruan marrëveshjen që lejon trupat amerikane të qëndrojnë në Irak edhe tri vitet e ardhshme pasi mandati i Kombeve të Bashkuara kalon në fund të vitit. Në bazë të marrëveshjes, për të cilën palët kanë negociuar me muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara zotohen se do të tërheqin 150 mijë forca më 31 dhjetor të 2011. Qeveria irakiane e miratoi marrëveshjen të dielen përderisa në Parlament sot pritet të fillojë leximi i parë.
XS
SM
MD
LG