Ndërlidhjet

Dyshohet se Siria po zhvillonte armë bërthamore


Organizata për energji bërthamore e Kombeve të Bashkuara njofton se ndërtesa siriane, e bombarduar nga Izraeli vitin e kaluar, kishte tipare të ngjashme me ato të vendeve që mbajnë reaktorë bërthamorë.

Organizata bën të ditur se dheu i marrë nga ai vend përmban një numër përmbajtjesor të grimcave të uraniumit.

Raporti thotë se megjithatë nuk ka evidencë të mjaftueshme se reaktori sekret ishte i vendosur në atë vend, mirëpo kërkohet më shumë hetim dhe bashkëpunim nga ana e Sirisë.
XS
SM
MD
LG