Ndërlidhjet

NYT: Clinton pranon ofertën e Barack Obamës


E përditshmja amerikane New York times raportoi se senatorja nga Nju Jorku, Hillary Clinton ka pranuar ofertën e presidentit të zgjedhur Barack Obama për t'u bërë Sekretare e Shtetit.

Raporti citon dy bashkëpunëtorë të saj të paemëruar, që kanë thënë se Clinton është e gatshme të marrë postin.

Burime të Partisë Demokratike kanë thënë se Clinton ishte në rrugë për t'u nominuar, ndërsa shpallja zyrtare pritet pas Ditës së Falënderimeve më 27 nëntor.
XS
SM
MD
LG