Ndërlidhjet

Obama bisedon me presidentin afgan


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka biseduar përmes telefonit me presidentin e zgjedhur amerikan, Barak Obama. Zyra e presidentit afgan njofton se Obama ka premtuar se lufta kundër terrorizmit do të jetë prioritetet kryesor.

Ai ka premtuar gjithashtu ndihmë ekonomike si dhe shtimin e prezencës ushtarake në Afganistan

Ndërkaq sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, ka thënë se presidenti Xhorxh Bush planifikon që gjatë janarit të dërgojë 3 mijë e 500 trupa shtesë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG