Ndërlidhjet

Shkup: U vra një polic shqiptar


Një pjesëtar i njësitit policor, ALFA është vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë sot në mesditë në Shkup.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta pranë fakultetit të shkencave matematiko-natyrore, kur persona të panjohur me maska kanë shtënë nga një makinë drejt tre pjesëtarëve të policisë.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është vrarë, polici Afrim Arifi 39 vjeç, ndërsa njëri nga dy policët e plagosur është në gjendje kritike. Policia nuk e fsheh dyshimin se pas këtij sulmi ka motive hakmarrëse për shkak të, siç thuhet, aksioneve të fundit të këtij njësiti policor ndaj bandave dhe krimit të organizuar në Maqedoni.

“Nuk do të përkulemi, përkundrazi, do të vazhdojmë me luftën kundër krimit dhe grupeve kriminale“, deklaroi ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska.
XS
SM
MD
LG