Ndërlidhjet

Mbi 200 të vdekur nga sulmet militante në Indi


Hoteli Taj Mahal gjatë operacionit ushtarak
Hoteli Taj Mahal gjatë operacionit ushtarak

Liderët botërorë, përfshirë presidentin amerikan, George Bush, presidentin e zgjedhur, Barack Obama, presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, e të tjerë, i kanë dënuar sulmet.





Burimet policore të Indisë njoftojnë se "të gjitha operacionet kanë përfunduar dhe të gjithë terroristët janë vrarë".

Autoritetet kanë bërë të ditur se kanë vënë nën kontroll hotelin Taxh Mahall pasi kanë vrarë tre personat e armatosur që vazhdonin përleshjen me forcat e sigurisë.

India po bën vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmet terroriste dhe tre ditët e përleshjeve me autorët e këtyre sulmeve.

Së paku 200 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe mbi 300 janë palgosur nga sulmet në fjalë.

Në mesin e viktimave shumica janë qytetarë të Indisë kurse 20 nga viktimat e identifikuara deri tani janë të huaj. Mes 20 të huajve ka amerikanë, izraelitë, australianë, francezë e të tjerë.

Autoritetet ende po përpiqen të identifikojnë autorët e sulmit.

Ministri i jashtëm i Indisë ka akuzuar "elementë" në Pakistanin fqinj si autorë të sulmeve. Qeveria pakistaneze ka hedhur poshtë çdo përfshirje në sulmet në fjalë.

Liderët botërorë, përfashirë presidentin amerikan, George Bush, presidentin e zgjedhur, Barack Obama, presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, e të tjerë, i kanë dënuar sulmet.
XS
SM
MD
LG