Ndërlidhjet

Shqipëria dhe Kroacia pranohen në NATO në prill


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, thonë se pritet që Shqipëria dhe Kroacia do të bëhen anëtarë të plotfuqishëm të aleancës në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Mëtutje, në kumtesën e tyre, ata thonë se Bosnja dhe Mali i Zi kanë arritur përparime të rëndësishme në përpjekjet e tyre për anëtarësim.

Ministrat e jashtëm të NATO-s kanë përsëritur se Maqedonia do të ftohet, pasi ta zgjidhë kontestin për emër me Greqinë.
XS
SM
MD
LG