Ndërlidhjet

Miratim përfundimtar i paktit Irak-SHBA


Këshilli presidencial i Irakut e ka miratuar sot paktin e sigurisë, i cili e përcakton datën e largimit të trupave të Shteteve të Bashkuara nga vendi.

Presidenti Jalal Talabani, kurd, dhe dy zëvendësit e tij, Tariq al-Hashemi, arab sunit, dhe Adel Abdul-Mahdi, shiit, e nënshkruan traktatin në selinë e tyre në Bagdad.

Sipas marrëveshjes, e cila hyn në fuqi më 1 janar, 2009, forcat amerikane do të tërhiqen nga qytetet irakiane deri më 30 qershor, ndërsa nga tërë vendi deri në fund të vitit 2011.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, e quajti marrëveshjen "arritje e jashtzakonshme për të dy vendet".
XS
SM
MD
LG