Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Do rikthejmë forcën ekonomike


Punëdhënësit amerikanë kanë shkurtuar 533 000 vende pune gjatë nëntorit, shifra më e lartë në 34 vitet e fundit.
Kjo e çon në 6.7% shkallën e papunësisë në Shtetet e Bashkuara, çfarë është një tjetër tregues se vendi ka rënë në recesion të thellë.

"Do të duhet kohë që të shohim ndikimin e plotë të të gjitha masave që kemi marrë. Unë kam besim se hapat që kemi marrë do të ndihmojnë të rregullojnë problemet ekonomike dhe të rikthejnë forcën e ekonomisë tonë.
Administrata ime është e vendosur të garantojë suksesin në ekonomi dhe administrata që do të vijë ndan të njëjtin angazhim", tha presidenti Bush.

Komentet e Bushit erdhën pas publikimit të statistikave të fundit të papunësisë në vend.
XS
SM
MD
LG