Ndërlidhjet

Ahtisaari: Serbia të përballet me të shkuarën


Serbia duhet të pranojë gabimet e të shkuarës në raport me Kosovën, përpara se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, tha Marti Ahtisaari.

Ish i dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës ka shtuar se serbët "duhet të jenë në gjendje që të jetojnë me të shkuarën e tyre". Ahtisaari ka shtuar se mbështet hyrjen e të gjitha vendeve të Ballkanit në BE, por Serbia së pari duhet të pranojë se "ngjarjet rrodhën në mënyrë jashtëzakonisht të gabuar" në qasjen serbe ndaj Kosovës.

Komentet e Ahtisaarit u bënë në Oslo një ditë para zhvillimit të ceremonisë së dhënjes së çmimit Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG