Ndërlidhjet

Serbia të vlerësojë rolin në krimet në Ballkan


Serbia duhet të përballet me rolin që ka luajtur gjatë luftërave në Ballkan dhe të dënojë fajtorët, kanë kërkuar organizatat e të drejtave të njeriut me rastin e 60 vjetorit të Konventës kundër Gjenocidit.

"Shoqëria është e gatshme për një ekzaminim publik dhe të hollësishëm të përgjegjësive për krimet kundër njerëzimit. Institucionet e Serbisë e kanë detyrim ndaj shoqërisë dhe familjeve të viktimave të publikojnë faktet, të hetojnë dhe të ndëshkojnë nxitësit dhe kryerësit e krimeve", thuhet në deklaratën e organizatave për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG