Ndërlidhjet

logo-print

Independent: “Testi i ri i BE-së në Ballkan”


“Independent”

Pas shumë vonesash, Bashkimi Evropian ka nisur misionin e tij në Kosovë për të sforcuar rendin dhe ligjin dhe, sipas njoftimeve të para, i gjithë procesi i zbarkimit, i cili pritet të zgjasë disa muaj, ka nisur pa pengesa.

Në këtë kuadër, janë dy lajme të mira që rrezikojnë të mos përmenden, për shkak të zhvillimeve të ngrysura ekonomike globale dhe rajonale. I pari është që përkundër kundërshtimeve të shprehura nga Serbia dhe parashikimeve për përplasje etnike në Kosovë, pavarësia e këtij rajoni ka kaluar në formën më të butë seç dikush ka pasur guxim të shpresojë.

Incidentet kanë qenë të pakta dhe larg njëri-tjetrit. Flamuri i Bashkimit Evropian tani valon në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë. Shtetësia e Kosovës mund të mos jetë njohur në formë universale, por gjithsesi është duke u toleruar si e tillë.

Deri më tash madje, ndryshimi i statusit të Kosovës është shndërruar në faktor stabiliteti.

Lajmi i dytë është se EULEX-i, ashtu siç quhet pra misioni evropian, ka për mandat të trimërojë sundimin e ligjit në vendet ku ka mungesë të tij dhe kjo është pikërisht gjëja që Bashkimi Evropian duhet të bëjë.

Misioni shënon një hap përpara në projeksionet e Bashkimit Evropian për të ushtruar ndikim përtej kufijve të tij dhe për të çuar më tej gjithashtu kulturën e Bashkimit Evropian për tolerancë, kolegialitet dhe fleksibilitet – por gjithnjë në korniza të ligjit.

Nëse dëshmohet i suksesshëm, misioni në Kosovë mund të jetë model për operacionet e ardhshme kudo në rajon dhe në botë.

Një dekadë që kur ish-Jugosllavia ekspozoi në mënyrë të turpshme ngurrimin e Bashkimit Evropian për të vepruar jashtë kufijve të tij dhe mungesën e përgjithshme të efektivitetit në rajon, operacionet evropiane në Kosovë, por edhe në Bosnjë, shërbejnë për të demonstruar sa shumë kanë ndryshuar gjërat që prej atëherë.
XS
SM
MD
LG