Ndërlidhjet

Zvicra përfaqëson interesat e Rusisë në Gjeorgji


Rusia dhe Zvicra janë pajtuar që interesat e Rusisë në Gjeorgji të përfaqësohen nëpërmjet të ambasadës zvicerane në Tbilisi.
Gjeorgjia dhe Rusia i kanë mbylluar ambasadat e tyre në Moskë dhe Tbilisi në muajin shtator, pas konfliktit të armatosur.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e pëshëndeti marrëveshjen e sotme si hap drejt përmirësimit të raporteve me Gjeorgjinë.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për gazetarë në Moskë, ku ishte e pranishme edhe ministrja e jashtme zvicerane, Micheline Calmy-Rey.
XS
SM
MD
LG