Ndërlidhjet

Irani akuzon SHBA-të dhe Britaninë


Irani thotë se ka dokumente që dëshmojnë se Shtetet e Bashkuara dhe Britania po e mbështesin grupin sunit militant Jundollah, që vepron në Iran.

Radioja shtetërore ka raportuar se zyrtari i lartë iranian për drejtësi, Ebrahim Raisi, ka thënë se të dy vendet e kanë furnizuar me armë dhe informata këtë grup, pa dhënë detaje të tjera.

Irani ka thënë se grupi Jundollah ka vrarë 16 policë, që ishin rrëmbyer në muajin qershor.

Teherani shpeshherë e akuzon Londrën dhe Uashingtonin për përpjekje për destabilizimin e Iranit.
XS
SM
MD
LG