Ndërlidhjet

Policia italiane arrestoi 100 pjesëtarë të mafisë


Policia italiane sot e ka ndërmarrë një operacion të gjërë kundër klaneve të mafisë, duke i arrestuar afro 100 vetë.

Agjencia italiane ANSA, raporton se 1200 policë të mbështetur nga helikopterët kanë arrestuar krerët dhe pjesëtarët e klaneve të mafisë në Sicili dhe Tuscany të rajonit Palermo.

Policia thotë se ata kishin dyshime për synimet për ripërtritjen e grupit "Cosa Nostra", që është organizata kryesore e mafisë së Sicilisë. Ky grup ishte shkatërruar në vitin 2006, pas arrestimit të kreut të saj të njohur, Bernardo Provenzano.
XS
SM
MD
LG