Ndërlidhjet

KS autorizon luftimin e piraterisë në Somali


Këshilli i Sigurimit unanimisht ka autorizuar vendet që të shkojnë në bregdetin e Somalisë për të luftuar piraterinë.

Për të siguruar mbështetjen për rezolutën, vendet që e propozuan u desh të bindin Indonezinë dhe disa anëtarë të tjerë, të cilët shprehën shqetësime për sovranitetin e vendeve.

Rezoluta lejon vendet që me lejen e Qeverisë së Somalisë të ndërmarrin "të gjitha masat e nevojshme" përmes tokës ose ajrit për të parandaluar piraterinë.
XS
SM
MD
LG