Ndërlidhjet

SHBA: Vdiq denoncuesi i skandalit Watergate


W. Mark Felt, ish njeriu i dytë i Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, i cili u identifikua me nofkën "Gryka e Thellë", ka vdekur të enjten në moshën 95 vjeçare.

Felt insistonte që identiteti i tij të mbetet sekret kur gazetës Washington Post i dha disa informata për presidentin Richard Nixon dhe bashkëpunëtorët e tij.

Nixon dhe bashkëpunëtorët e tij spekulonin se Felt ishte burimi, i cili e ndërlidhi Shtëpinë e Bardhë me bastisjen e zyrave të Komitetit Kombëtar Demokratik në qershor, 1972.

Felt i mohoi akuzat, por më në fund i pranoi në maj të vitit 2005.

Skandali i njohur si Watergate, çoi në dorëheqjen e presidentit Richard Nixon.
XS
SM
MD
LG