Ndërlidhjet

Bush: Lehtësime tregtare për Kosovën


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka shpallur vendimin që Kosovës t'i mundësohen disa lehtësira të caktuara tregtare në bazë të programit për Sistemin e Përgjithshëm Preferencial.

"Unë kam vendosur se Republika e Kosovës duhet të emërohet si vend në zhvillim që gëzon beneficionet nga programi i SPP", thuhet në vendimin e presidentit Bush që e bëri publik Shtëpia e Bardhë.

Vendimi ka të bëjë me heqjen e taksave doganore për prodhime të caktuara, të cilat importohen në Shtetet e Bashkuara.

Sistemi i Përgjithshëm Preferencial është program i miratimit të lehtësimeve tregtare, të cilat SHBA-të i bëjnë për partnerët e tyre afaristë, në mënyrë që të mbështesin zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.

Aktualisht programin e shfrytëzojnë më shumë se 140 vende.
XS
SM
MD
LG