Ndërlidhjet

Bastisje dhe 18 të arrestuar në Maqedoni


Forca speciale të policisë së Maqedonisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë kryer kontrolle në mbi 20 familje shqiptarë në Çair të Shkupit, në Haraçinë dhe në Opajë të Kumanovës, me ç'rast janë arrestuar 18 persona.

Ministria e Brendshme kumtoi se kontrollet e kryera janë pjesë e aksionit për kapjen e vrasësësit të policit, Afrim Arifi i cili ishte qëlluar për vdekje më 26 nëntor të këtij viti në Shkup.

Por, familjet e bastisuara kanë mohuar të kenë lidhje me këtë vrasje ndërsa akuzuan policinë për keqtrajtime dhe dëme të shumta materiale gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e tyre.

Policia ka bastisur edhe banesën e botuesit të gazetës “Koha”, Arben Ratkoceri i cili gjithashtu ka akuzuar policinë për terrorizim të familjes së tij.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG