Ndërlidhjet

Rusia do furnizojë Iranin me armë kundërajrore


Agjencia shtetërore ruse për eksportin e armëve tha sot se do ta furnizojë Iranin me armë kundërajrore "mbrojtëse".

Por, Rosoboronexport nuk tha nëse këtu përfshihen raketat e sofistikuara me rreze të gjatë veprimi S-300.

Dje, media iraniane citoi Email Kosari, zv/kryetar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme dhe i Çështjeve të Sigurisë, të ketë thënë se sistemi S-300 është në proces e sipër për t'u dërguar në Iran, veprim që e kanë kundërshtuar Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG