Ndërlidhjet

Kryengritësit kurdë vranë tre ushtarë turq


Kryengritësit kurdë kanë kryer një sulm vdekjeprurës në juglindje të Turqisë disa orë pasi kryeministrat e Turqisë dhe të Irakut u zotuan për goditje të reja kundër separatistëve.

Zyrtarët thanë se Partia Punëtpre e Kurdistanit ka vrarë tre ushtarë turq dhe ka plagosur nëntë të tjerë, katër prej tyre seriozisht.

Sulmi i mbrëmshëm afër kufirit të Turqisë me Irakun dhe Sirinë, u krye disa orë pas takimit në Ankara të kryeministrave Recep Tayyip Erdogan dhe Nuri al-Maliki.

Dy shefat e qeverive u zotuan ta rritin bashkëpunimin kundër rebelëve kurdë që ndodhen në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG