Ndërlidhjet

Parisi mirëpret shkrimtaren e rrezikuar


Taslima Nasreen, shkrimtarja nga Bangladeshi, e cila është kërcënuar me vdekje nga ekstremistët islamikë është vendosur në Paris.

Nasreen vjet u nderua me titullin qytetare nderi i kryeqytetit francez, që tashmë ka marrë përsipër t'i sigurojë shkrimtares kushtet bazë dhe siguri.

Nasreen u detyrua ta braktisë Bangladeshin në vitin 1994 pas publikimit të librit të titulluar "Turpi", ku flitej për persekutimin e një familje hinduse nga myslimanët në Bangladesh. Ajo u akuzua për blasfemi.
XS
SM
MD
LG