Ndërlidhjet

Amerikanët ballafaqohen me korrupsion në Rusi


Në një raport të Departamentit të shtetit thuhet se bizneset amerikane tejoqeanit, gjatë vitit 2008, ishin ballafaquar me probleme lidhur me korrupsionin në rritje në Rusi, Ukrainë, Bullgari dhe në Rumani.

Sipas këtij raporti, biznesmenët e Shteteve të Bashkuara, kanë theksuar këmbënguljen e zyrtarëve në disa nga vendet e Evropës Lindore për ryshfet për marrjen e kontratave dhe lejeve.

Në raport thuhet se "veçanërisht problemet ishin evidente në Rusi", ku kishte shqetësime edhe lidhur me marjen e kontrollit të bizneseve nëpërmjet të mënyrave të dyshimta, përfshirë edhe keqpërdorimin e agjencive qeveritare dhe përfshirjen e organizatave kriminale.
XS
SM
MD
LG