Ndërlidhjet

Thaçi: Bisedime me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-ve


Kryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se Qeveria e Kosovës do të jetë e gatshme të bisedoj me Serbinë për çështje teknike, në cilësinë e dy shteteve të pavarura.

Mëtutje, ai u shpreh se këto bisedime do të mund të zhvilloheshin me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

- Është e mirëpritur për institucionet e Republikës së Kosovës ndihmesa e faktorit ndërkombëtar. Pra, e Shteteve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, tha Thaçi.

Sipas tij, pjesëmarrja e misionit të OKB-së në këto bisedime teknike është e panevojshme, pasi siç u shpreh kryeministri Thaçi, "roli i UNMIK-ut tanimë është i tejkaluar".
XS
SM
MD
LG