Ndërlidhjet

Trupat izraelite filluan tërheqjen nga Gaza


Raportohet se trupat izraelite kanë filluar tërheqjen nga Rripi i Gazës pas tre javësh ofenzive në këtë territor.

Burime të paemëruara të ushtrisë së Izraelit kanë konfirmuar se "tërheqja graduale" ka filluar.

Ndërkohë, televizioni izraelit transmetoi pamje në të cilat duken tanket dhe ushtarë të këmbësorisë, që janë nisur drejt kufirit.

Hapi vjen mbasi Hamasi njoftoi ndërprerjen e zjarrit të luftëtarëve të vet në Gaza, i cili pasoi vendimin e mëhershëm të Izraelit për armëpushim të
njëanshëm.

Zyrtarët e Hamasit i bënë thirrje Izraelit t'i tërheqë të gjitha trupat nga Gaza brenda një jave, dhe t'i hapë të gjitha vendkalimet kufitare në Rripin e Gazës, për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe gjërave tjera të nevojshme.
XS
SM
MD
LG