Ndërlidhjet

Administrata e re më e ashpër ndaj Serbisë


Presidenti Obama, nënpresidenti Biden dhe sekretarja e shtetit Clinton
Presidenti Obama, nënpresidenti Biden dhe sekretarja e shtetit Clinton

Cila do të jetë politika e jashtme e administratës së presidentit të ri amerikan Barack Obama? Dhe ku do të figurojë Ballkani në listën e prioriteteve të administratës së re amerikane?




William Montgomery, ish ambasador amerikan në Kroaci dhe Serbi konsideron se megjithë praninë e shumë personaliteteve nga administrata e Clintonit në administratën e Obamas, vazhdimësia e politikës së jashtme të Bushit ndaj Ballkanit perëndimor në esencë nuk do të ndryshojë.

"Mendoj se nuk do të ketë ndyrshime esenciale. Në establishmentin e Shteteve të Bashkuara, që krahas presidentit përfshin edhe Stejt departamentin, Kongresin dhe përfaqësuesit e demokratrëve dhe republikanëve, ekziston koncenzus kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj Ballkanit. Rrjedhimisht nuk mendoj se do të ketë ndryshime", thotë Mongomery.
William Montgomery, ish ambasadori amerikan në Serbi


"Themelet e politikës ndaj Ballkanit që i ka zbatuar administrata e Bushit kanë qenë të vendosura nga administrat e Clintonit. Disa personalitete që kanë qenë pjesë e administrates dhe që tash janë kthyer (Hillary Clinton dhe senatori Joseph Biden) fuqishëm kanë mbështetur politikën e atëhershme ndaj Ballkanit dhe kjo më bën të besoj se nuk do të ketë ndryshime".

"Ndoshta do të ketë ndryshime në formë, por jo në esencë. Për shembull mund të ndodhë të emërohet ndonjë emisar special për zgjidhjen e çështjeve të mëdha në Kosovë dhe Bosnjë", thotë ish ambasadori amerikan.

I pyetur se çfarë qëndrimi do të kenë Hillary Clinton dhe Joseph Biden ndaj Ballkanit, Montgomery thotë: "Kisha për të thënë se Joseph Biden sipas të gjitha gjasave do të ketë qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë".

Mark Almond nga Universiteti Oxford gjithashtu pohon se nuk do të ketë ndryshime në qëndrimin e administratës Obama ndaj Ballkanit.
Mark Almond

Ai pohon se Ballkani nuk do të figurojë lart në listën e prioriteteve të administratës së re, sepse këtë pozicion do ta kenë disa kriza tjera në botë. Megjithatë Mark Almond apostrofon disa specifika që mund të karakterizojn qëndrimin e administratës së re amerikane ndaj Ballkanit.

"Sa u përket disa çështjeve specifike mund të pritet retorikë më e ashpër – për shembull kur kemi të bëjmë me kërkesën për arrestimin e Ratko Mladiqit. Tash mund të investohet më shumë energji dhe vendosmëri në disa çështje edhe për faktin që nënpresident është Joseph Biden, që ka qenë shumë i angazhuar rreth Kosovës dhe Bosnjës. Nëse serbët mendojnë se do ta kenë më lehtë me këtë administratë, ata e kanë gabim", thotë Almond.

XS
SM
MD
LG