Dy incidente ndodhën mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës, ka njoftuar policia. Një veturë me pronar shqiptarë është sulmuar derisa po kalonte në pjesën veriore të qytetit. Rasti i dytë u shënua në lagjën e boshnjakëve kur një pjesëtarë i komunitetit serb është sulmuar derisa po voziste veturën e tij. Në të dyja rastet nuk është njoftuar për lëndime.