Ndërlidhjet

Bruksel: Është mbajtur takimi NATO – Rusi


Përfaqësuesit e NATO-s dhe të Rusisë e mbajtën takimin e tyre të parë prej se aleanca i kishte pezulluar raportet me Moskën, për shkak luftës Rusi-Gjeorgji, në gusht të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e NATO-s, Carmen Romero, tha se takimi joformal ndërmjet përfaqësuesit të Rusisë, Dmitry Rogozin dhe ambasadorëve të NATO-s, u mbajtë në "frymë shumë pozitive".

Para dy ditësh, zoti Rogozin, vlerësoi se në raportet NATO - Rusi "është thyer akulli".

Këtij relaksimi të raporteve i kontribuoi edhe deklarata e presidentit Dmitry Medvedev, se Rusia është e gatshme të bashkëpunoj me NATO-n në sigurimin e korridoreve të furnizimit për forcat e NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG