Ndërlidhjet

Ramallah: Mitchell u takua me Abbasin


George Mitchell, i dërguari i presidentit amerikan Obama në Lindjen e Mesme, sot në Bregun Perëndimor u takua me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahumd Abbas.

I dërguari Mitchell është në rajon, në përpjekje për ripërtritje të bisedimeve për paqe ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Ai tha se prioriteti më urgjent është zgjerimi i armëpushimit në Rripin e Gazës, që u arritë pas tri javësh të konfliktit ndërmjet Izraelit e Hamasit.

George Mitchell nuk do të takohet me përfaqësuesit e grupit militant islamik Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG