Ndërlidhjet

Merkel: BE-ja t'i mbështesë projektet e gazit


Kacelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar sot nga BE-ja që t'i mbështesë tri projekte të reja evropiane për gazsjellës.

Zonja Merkel këtë kërkesë e bëri në letrën që i dërgoi presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Ajo tha se këta gazsjellës janë të rëndësishëm për gjetjen e rrugëve të reja për furnizimin e vendeve të Bashkimit Evropian me gaz.

Kjo kërkesë u bë pas krizës me gazin rus, nga e cila u godit Evropa qendrore dhe disa vende të Ballkanit.
XS
SM
MD
LG