Ndërlidhjet

Rafsanjani: Obama të mos e kopjojë Bushin


Ish presidenti i Iranit, Ali Akbar Hashemi-Rafsanjani i bëri thirrje presidentit amerikan Barack Obama të adoptojë një "qasje të drejtë dhe racionale" ndaj Iranit dhe të mos i përsërisë politikat e paraardhësit, George Bush.

Komentet e Rafsanjanit u bënë pasi zëdhënësi i presidentit amerikan, Robert Gibbs tha se Obama e parapëlqen diplomacinë me Iranin, por i ruan "të gjitha opcionet e tij".

Bush gjithmonë insistonte se të gjitha opcionet, përfshirë dhe ato ushtarake, mbeten të hapura në raport me Iranin.

Të enjten, ministri i Jashtëm iranian tha se Irani është i gatshëm të bashkëpunojë nëse Shtetet e Bashkuara e ndryshojnë politikën dhe praktikën e tyre në rajon.
XS
SM
MD
LG