Ndërlidhjet

Iran: Shënohet 30 vjetori i Revolucionit Islamik


Në Iran kanë filluar maniferstimet 10 ditëshe, me të cilat shënohet 30 vjetori i revolucionit islamik, me ç'rast u përmbys shahu i atëhershëm dhe në pushtet erdhën klerikët e linjës së fortë.

Në këto manifestime theksohet arritja e atëhershme e Ajatollah Ruhollah Khomeini, kthimi i të cilit shkaktoi protesta të mëdha, që çuan në përmbysjen e shahut në vitin 1979.

Pasardhësi i ajatollah Khomeinit, lideri suprem Ali Khamenei, së bashku me presidentin Mahmud Ahmadinejad, ishin mbledhur në mauzoleun e Khomeinit në Teheran, për t'i përkujtuar zhvillimet e vitit 1979.
XS
SM
MD
LG