Ndërlidhjet

Gjendet anija e mbytur para 260 vitesh


Eksploruesit amerikanë të thellësisë së detrave njoftojnë se kanë gjetur mbeturinat e anijes luftarake britanike të mbytur 260 vjet më parë.

Në mbeturinat e anijes besohet se gjenden sende me vlerë, mes të cilave dhe disa tonë monedha të arta, të cilat nëse gjenden dhe nxirren në sipërfaqje mund të kenë një vlerë në miliona dollarë.

Mbeturinat e anijes janë gjetur në ujërat ndërkombëtare, por ato i takojnë Britanisë. Atë botë nga mbytja e anijes britanike humbën jetën dhe 900 persona.
XS
SM
MD
LG