Ndërlidhjet

"Globus": Obama viziton Shqipërinë dhe Kroacinë?


Presidenti amerikan Barack Obama mund të vizitoj Shqipërinë dhe Kroacinë në prill të këtij viti, ka bërë të ditur shtypi zagrebas. Revista kroate "Globus" ka shkruar se presidenti amerikan mund të vizitoj Tiranën dhe Zagrebin, menjëherë pas samitit të NATO-s që mbahet në Strazbur, ku Shqipëria dhe Kroacia do të bëhen anëtare të plotëfuqishme të Aleancës Veriatlantike.
Nëse kjo vizitë për shkaqe procedurale nuk do të jetë e mundur të realizohet, atëherë presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë dhe Kroacisë, do t'u bëhet ftesë që në muajin maj të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, shkruan javorja kroate "Globus".
XS
SM
MD
LG