Ndërlidhjet

Obama sërish flet për planin e ekonomisë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të mbajë sonte një konferencë televizive në përpjekje për të fituar mbështetjen e opinionit për planin 800 miliard dollarësh të rimëkëmbjes ekonomike. Obama gjithashtu planifikon të mbajë një seri të takimeve publike me qytetarët që janë të prekur nga kriza ekonomike. Gjatë vikendit Obama paralajmëroi se dështimi në miratimin e planit mund të sjell katastrofë ekonomike për vendin.
XS
SM
MD
LG