Ndërlidhjet

Senati miratoi planin e presidentit Obama


Senati amerikan e votoi sot paketën stimuluese 800 miliardë dollarëshe të presidentit Barack Obama për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Nga 100 senatorët, për planin votuan 61 senatorë, ndërsa 37 ishin kundër.

Plani tash duhet të dërgohet për miratim në Dhomën Përfaqësuese.

Obama ka paralajmëruar se kriza ekonomike mund të thellohet nëqoftëse Kongresi dështon të veprojë.
XS
SM
MD
LG