Ndërlidhjet

Thaçi: Serbia përpiqet ta destabilizojë Kosovën


Kryeministri Hashim Thaçi e ka akuzuar qeverinë e Serbisë se po përpiqet ta destabilizojë Kosovën.

"Ne presim që Beogradi ta kapërcejë mentalitetin e kohës së Sllobodan Millosheviqit në marrëdhëniet me Kosovën", i tha ai agjencisë AFP.

Në vend të kësaj, "ata kanë një qasje krejtësisht shoveniste me qëllim që ta rrezikojnë integritetin territorial të Kosovës", ka shtuar Thaçi, duke i ofruar Beogradit një fillim të ri në marrëdhëniet me Kosovën.

"Në Prishtinë ka vullnet të mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë si dy shtete të pavarura, hapje e ambasadave të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë, si dhe vendosje e marrëdhënieve diplomatike", ka deklaruar Thaçi.
XS
SM
MD
LG